Aktivitetet e Jean Monnet

Qëndrat akademike, udhëheqesit dhe modulet

Ky program mbështet thellimin e njohurive rreth çështjeve të Integrimit Evropian, promovon  mësimdhënien dhe kërkimin  për historinë, politikat, ekonominë, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Një modul i Jean Monnet është një program i shkurtër mësimor (apo kurs) në fushën e studimeve të Bashkimit Evropian në një institucion të arsimit të lartë me kohëzgjatje prej tre vjetësh.

Aplikimi në programin Jean Monnet është i hapur për të gjithë Institucionet e Arsimit të Lartë dhe për të gjitha disiplinat që kanë pikë-prerje me fushën e Integrimit Evropian. Ky aplikim ka një procedurë të thjeshtë dhe bëhet në bazë institucioni. Ai nuk kërkon detyrimisht krijimin e partneriteve me IAL –të tjera.

Universitetet në Kosovë mund të aplikojnë për Modulet Jean Monnet (bëhet fjalë për kurse afatshkurtra në fushën e Integrimit Evropian me një minimum prej 40 orësh mësimi për një vit akademik), për Poste Lektorësh Jean Monnet (Bëhet fjalë për poste lektorësh  të specializuar në  fushën e studimeve të  Integrimit Evropian me një minimum prej 90 orë mësimi për një vit akademik) ose për Projektet Jean Monnet (aktivitete promovimi për problematikat e Integrimit Evropian, programe trajnimi, etj.)

 

Për më shumë informata:

Qendrat Jean Monnet për Përsosmëri

Udhëheqësit Jean Monnet

Modulet Jean Monnet

Debatet e politikave me botën akademike

Debatet e politikave me botën akademike, mbështetur nga

  1. Rrjetet për rritjen e bashkëpunimeve në mes të universiteteve të ndryshme nga e gjithë Evropa dhe bota,
  2. Projektet për inovacion dhe përzgjedhje, si dhe shpërndarjes së synimit të BE-së që kanë për qëllim nxitjen e diskutimeve, reflektimit mbi çështjet e BE-së dhe të ngritjes së e-njohurive rreth BE-së dhe proceseve të saj;

Akademikët mund të diskutojnë çështjet e BE-së dhe shpërndarjen e strategjive me krijuesit e politikave dhe me palët tjera që i përkasin fushës së tyre përkatëse përmes programit Jean Monnet.

Duke bërë këtë, do të promovohen diskutime dhe reflektime mbi çështjet e Bashkimit Evropian si dhe njohuritë rreth Bashkimit dhe proceset e tijë do të shtyjnë njohuritë e BE-së në kontekste specifike. Për më tepër do të hulumtohen kënde të reja dhe metodologji të ndryshme në funksion të bërjes së çështjeve të Bashkimit Evropian më tërheqëse dhe të përshtatshme për lloje të ndryshme të popullsive të synuara.

Rrjeta Jean Monnet nxitë krijimin dhe zhvillimin e konsorciumeve të palëve ndërkombëtare të interesuara (IAL-të, qendrat e ekselencës, departamenteve, ekipeve, ekspertë individualë, etj) në fushën e studimeve të Integrimeve Evropiane.

Ato kontribuojnë në mbledhjen e informacionit, shkëmbimin e praktikave, ndërtimin e njohurive dhe promovimin e procesit të Integrimit Europian në gjithë botën. Ky Veprim gjithashtu mund të mbështesë zgjerimin e rrjeteve ekzistuese me aktivitete të veçanta, sidomos promovimin e pjesëmarrjes së studiuesve të rinj në tema të lidhura me BE-në.

Projektet Jean Monnet shqyrtojnë se si studimet në Integrimet Evropiane mund të bëhet më tërheqëse duke testuar metodologji të reja, material pedagogjik dhe mjete për shpërndarjen në nivele të ndryshme arsimore, rritjen e njohurive në lidhje me studimet e BE-së në fakultete të tjera dhe mbështetjen e aktiviteteve informuese për stafin e administratës publike dhe shoqërisë civile.

Mbështetja për shoqëritë dhe institucionet

Ky veprim i Jean Monnet ka për qëllim që të mbështesë aktivitetet e kryera nga institucionet dhe shoqatat aktive në fushën e studimeve të Bashkimit Evropian.

Projektet që janë në kuadër të veprimit Jean Monnet për mbështetje ndaj institucioneve dhe shoqatave kanë kohëzgjatje prej 3 vjetësh.

Mbështetja e institucioneve

Jean Monnet mbështet institucionet që rrisin aktivitetet e mësimdhënies dhe të trajnimit për lëndët e Bashkimit Europian në nivel pasuniversitar dhe / ose për palët tjera relevante. Ajo gjithashtu nxit aktivitete që kanë për qëllim elaborimin, analizën dhe popullarizimin e lëndëve të Bashkimit Evropian dhe mësimit të tyre.

Mbështetja e shoqatave

Jean Monnet mbështet shoqatat qëllimi i qartë i të cilave është të kontribuojë në studimin e procesit të integrimit evropian.

Shoqatat e tilla duhet të jenë ndërdisiplinore dhe të hapura për të gjithë profesorët e interesuar,  mësuesit dhe studiuesve të specializuar në çështjet e Bashkimit Evropian në vendin përkatës ose rajon. Ata duhet të jenë përfaqësues të komunitetit akademik në studimet e Bashkimit Europian në nivel rajonal, kombëtar apo ndërkombëtar.

Mbështetja do të jepet vetëm për shoqatat që janë të regjistruara zyrtarisht dhe kanë status të pavarur ligjor.

Për më shumë informata:

https://eacea.ec.europa.eu/erasmus-plus/actions/jean-monnet/jean-monnet-support-institutions-and-associations_en

Studimet dhe konferencat

Studimet dhe konferencat kanë për qëllim sigurimin e politikë-bërësve me njohuri të reja dhe sugjerime konkrete nëpërmjet pikëpamjeve kritike të pavarura akademike, si dhe për të reflektuar mbi çështje aktuale të BE-së, në veçanti përmes konferencës vjetore të madhe ndërkombëtare mbi lëndët me pjesëmarrjen e politik- bërësve, shoqërisë civile dhe nivelit të lartë akademikë.