BASHKËPUNIMI PËR INOVACION DHE SHKËMBIM TË PËRVOJAVE MË TË MIRA

Partneritetet Strategjike

Partneritetet  strategjike transnacionale kanë për qëllim zhvillimin e iniciativave që trajtojnë një ose më shumë fusha të praktikës profesionale dhe rinisë, si dhe nxitjen e inovacioneve, shkëmbimit të përvojave dhe know-how.

Këto partneritete do të ndihmojnë për të ofruar ndryshime jo vetëm në organizata që marrin pjesë drejtpërdrejt në Veprim, por edhe në sistemet e arsimit të lartë duke ndarë praktikat mësimore dhe të mirat që përfitohen. Ata mund të zbatojnë aktivitete të tilla si:

  1. Zhvillimin dhe ofrimin e moduleve të përbashkëta studimore, programeve dhe kurrikulin-
    ndërmjet anëtarëve të partneritetit nga vende, disiplina dhe sektorë të ndryshëm
    (publike/private).
  2. Zbatimin e aktiviteteve të bazuara në projekt që përfshijnë ndërmarrje dhe studentë / stafe
    në institucionet e arsimit të lartë
  3. Duke e bërë përdorimin më efektiv të lëvizshmërisë virtuale, hapjen e burimeve arsimore
    dhe ICT për zbatimin e qasjeve inovative të mësimdhënies
  4. Integrimi në distancë, të mësuarit e pjesshëm dhe modularë që ofrohen në arsimin e lartë
  5. Forcimi i angazhimit të institucioneve të arsimit të lartë me autoritetet lokale / rajonale dhe

palëve të interesuara nga shoqëria civile

  1. Përforcimi i bashkëpunimit ndërmjet sektorëve të ndryshëm të arsimit formal dhe joformal
    dhe të sektorëve të praktikës profesionale
  2. Rritja e këshillimeve udhëzuese, stërvitja e mjeteve dhe metodave, shërbimet mbështetëse
    të studentëve.

Aleancat e njohurive

Aleancat e njohurive mes institucioneve të arsimit të lartë dhe ndërmarrjeve të cilat kanë për qëllim për të nxitur inovacionin, sipërmarrjet, kreativitet, punësim, shkëmbimin e njohurive dhe / ose mësimdhënien dhe mësimin multidisiplinar;

 

Brenda Aleancave të njohurive, institucionet e arsimit të lartë dhe ndërmarrjet punojnë së bashku për të nxitur inovacione nga:

  1. Zhvillimi i metodave të reja mësimore dhe të mësimdhënies
  2. Organizimi, programet dhe aktivitetet e vazhdueshme të arsimit
  3. Forcimi i shkëmbimeve, qarkullimin dhe bashkë-krijimin e njohurive
  4. Zhvillimi i zgjidhjeve për çështjet sfiduese

Aleancat e njohurive mund të ndihmojnë stimulimin e ndërmarrsisë nga:

  1. Vendosja e edukimit ndërmarrësor në çdo disiplinë
  2. Ofrimi i mundësive të reja të të mësuarit për të aplikuar aftësitë ndërmarrëse

Arsimi i lartë dhe ndërmarrjet mund të ndajnë njohuritë nga:

  1. Veprimtaritë studimore në ndërmarrje që janë njohur brenda programit mësimor
  2. Gjykimet testuese të masave inovative
  3. Shkëmbimet e studentëve, hulumtuesve dhe stafeve
  4. Përfshirja e stafeve të kompanive në hulumtim dhe kërkim

Për më shumë informata:

https://eacea.ec.europa.eu/erasmus-plus/actions/key-action-2-cooperation-for-innovation-and-exchange-good-practices/knowledge_en

Aftësitë e aleancave sektoriale

Aftësitë e aleancave sektoriale do të synojnë trajtimin e mangësive të aftësive, duke rritur përgjegjshmërinë e sistemeve fillestare dhe të vazhdueshme të AFP për nevojat specifike-sektoreve të tregut të punës dhe kërkesës për aftësi të reja në lidhje me një ose më shumë profile të profesioneve.

Këto objektiva do të arrihen nga:

  1. Modernizimi i VET dhe shfrytëzimi i potencialit e saj për të udhëhequr zhvillimin ekonomik dhe inovacionet, veçanërisht në nivel lokal dhe rajonal, duke rritur aftësinë konkurruese të sektorëve në fjalë.
  2. Forcimi i shkëmbimit të njohurive dhe praktikave mes arsimit profesional dhe institucioneve të praktikës profesionale dhe integrimit të tregut të punës të bazuar në mësim.
  3. Lehtësimi i lëvizjes së fuqisë punëtore, besimit të ndërsjellë dhe rritjen e njohjes së kualifikimeve në nivel evropian në kuadër të sektorëve në fjalë.

Aftësitë e Alenacave sektoriale do të punojnë për të hartuar dhe ofruar metodologjinë e programeve të përbashkëta të të mësuarit dhe të trajnimit. Një fokus i veçantë është vendosja e të mësuarit të punës, duke siguruar nxënës me aftësitë e kërkuara nga tregu i punës.

Çdo Aftësi e aleancave Sektoriale do të zbatojë një grup koherent, gjithëpërfshirës dhe të ndryshueshëm të aktiviteteve të ndërlidhura, të tilla si:

  • Përcaktimi i aftësive dhe nevojat e ofrimit të trajnimit në një sektor ekonomik specifik të caktuar.
  • Dizajnimi i kurrikulave të përbashkët.
  • Shpërndarja e kurrikulave të përbashkët.

Për më shumë informacion ju lutem ndiqni vegzën:

https://eacea.ec.europa.eu/erasmus-plus/actions/key-action-2-cooperation-for-innovation-and-exchange-good-practices/sector-skills_en

Forcimi i kapaciteteve

Projektet për “Forcimin e kapaciteteve” mbështesin bashkëpunimet mes vendeve partnere (Partner Countries) në fushën e arsimit të lartë dhe rinisë.

Institucionet e arsimit të lartë mund të marrin pjesë në partneritete bashkëpunuese të forcimit të kapaciteteve. Kurse në anën tjetër këto projekte krijohen dhe menaxhohen nga një grup i institucioneve të arsimit të lartë nga vendet ofruese të programit.

Ka dy lloje të projekteve:

Projektet e përbashkëta ndihmojnë zhvillimin e institucioneve të arsimit të lartë nga vendet partnere, modernizojnë dhe shpërndajnë kurrikula të reja, metoda ose materiale për mësimdhënie. Ato gjithashtu ndihmojnë sigurimin e cilësisë dhe qeverisjen e institucioneve të arsimit të lartë.

Projektet Strukturore që ndihmojnë zhvillimin dhe reformimin e institucioneve dhe sistemit të arsimit të lartë në vendet partnere.

Në disa vende partnere fqinje në BE, projektet e forcimit të kapaciteteve mund të përfshijnë edhe një pjesë të mobiliteteve që kanë shënjestër stafin dhe studentët.

Për më shumë informata:

Projektet e Forcimit të Kapaciteteve në arsmin e lartë

Forcimi i kapaciteteve në fushën e të rinjëve

Platforma Evropiane e Binjakëzimit (eTwinning) për të mësuarit e të rriturve (PEBMR) dhe Portali evropian i të rinjve

Platformat mbështetëse të TIK, të tilla si e-Binjakëzimit, platformë Evropiane për të mësuarit e të rriturve (PEBMR) dhe portali Evropian i Rinisë ofrojnë hapësira bashkëpunimi virtual, baza e të dhënave të mundësive, komunitetet e praktikave dhe shërbime të tjera online për mësuesit, trajnerët dhe praktikuesit në fushën e shkollimit dhe arsmimit të të rriturve, si dhe poashtu për të rinjtë, vullnetarët dhe punëtorët e rinjë në gjithë Evropën dhe më gjerë.

Vegëza për rrjetën eTwinning:

http://www.etwinning.net/en/pub/index.htm