ERASMUS MUNDUS

Erasmus Mundus është një program bashkëpunimi dhe lëvizshmërie në fushën e arsimit të lartë që synon ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë evropian dhe për të nxitur dialogun dhe mirëkuptimin mes njerëzve dhe kulturave përmes bashkëpunimit mes vendeve të Treta. Përveç kësaj, ai kontribuon në zhvillimin e burimeve njerëzore dhe të kapacitetit ndërkombëtar të bashkëpunimit të institucioneve të arsimit të lartë në vendet e treta duke rritur mobilitetin në mes Bashkimit Evropian dhe këtyre vendeve.

Për më shumë informata vizitoni ueb-faqen e EACEA-së.

Erasmus Mundus mbështetet në dy aktivitete kryesore:

Aktiviteti 1 – Programet e përbashkëta Erasmus Mundus (EM) (konsorciume për Master dhe Doktorata të përbashkëta)

Programet e përbashkëta EM zbatohen nga konsorciume të IAL-ve nga vendet anëtare të BE-së. Ato ofrojnë diploma të përbashkëta pas përfundimit të ciklit të studimit në dy ose më shumë IAL evropiane. Studentët shqiptarë mund të aplikojnë direkt për të fituar të drejtën për të ndjekur me bursë një  kurs Master ose Doktoratë të Përbashkët.

Aktiviteti 2 - Partneritetet EM  (përfshirë dhe bursa për periudha të shkurtra studimi)
Nën Aktivitetin 2, Partneritetet EM bashkojnë  IAL-të nga vendet e BE-së  me IAL të Vendeve të Treta në projekte bashkëpunimi në fushën e Arsimit të Lartë. Pjesëmarrja në një partneritet nënkupton që këto universitete mund të shkëmbejnë studentë (nga Bachelor deri në PHD), stafe akademike (phD, post doc) dhe stafe administrative (1-3 muaj)  për periudha të shkurtra deri në një vit akademik Shqipëria është partnere në tre këto partnerite:

 

  1. Basileus  V
  2. Join EU SEE Penta
  3. ERA WEB (për shkenca mjekësore)

 

Kush mund të aplikojë në të tri programet e partneriteteve të EM:

Në këtë tre partneritet,  mund të aplikojnë studentë, stafe akademikë dhe administrativë të universiteteve shqiptare. Studentët e Universitetit të Prishtinës për Join EU SEE dhe Basileus dhe për ERA WEB mund të aplikojnë për shkëmbim (exchange) nga niveli bachelor deri në PhD. Studentët e universiteteve të tjera shqiptare, jo partnere, mund të aplikojnë për shkëmbime duke filluar nga niveli Master deri në PhD. Pedagogët që duan të bëjnë shkëmbim në nivelin PhD dhe Post PhD. Staf administrativ për 1 muaj shkëmbim përvoje.  

Kohëzgjatja e shkëmbimit për Basileus

Bachelor: 1 semestër deri në 1 vit akademik;

Master: 1 semestër deri ne 2 vite akademikë;

PhD: 6 muaj deri në 34 muaj;

Postdoc: 6 muaj deri në 10 muaj;

Staf administrativ: 1 muaj;

Kohëzgjatja e shkëmbimit për Join EU SEE

Bachelor: 1 semestër deri në 1 vit akademik;

Master : 1 semestër deri ne 2 vite akademikë;

PhD : 6 muaj deri në 36 muaj;

Postdoc : 6 muaj deri në 10 muaj;

 

Si mund të aplikojnë institucionet e arsimit të lartë?

Institucionet e arsimit të lartë dhe organizatat aktive në fushën e arsimit të lartë duhet të aplikojnë direkt në qendrën e Agjencisë Ekzekutive për Arsim, kulturë dhe Audiovizualitet.

 

Rezultatet e përzgjedhjes së vendeve partnere për programin Erasmus Mundus për vitin 2014: Thirrja për Aplikime EACEA/18/13

http://eacea.ec.europa.eu/erasmus_mundus/funding/2014/selection/selection_call_18_13_en.php