Çka është Erasmus+

Programi Erasmus+ ka për qëllim që ngritjen e aftësive, punësimit, si dhe modernizimin e arsmimit, praktikës profesionale, dhe aktiviteteve të të rinjëve. Erasmus+ mbështet bashkëpunimet transnacionale në mes të arsimit, praktikës profesionale, poashtu edhe institucioneve dhe organizatave rinore që të nxisin bashkëpunimet dhe ndërlidhjen e botërave të Arsimit dhe të punës, në mënyrë që të tejkalohen boshllëqet e aftësive me të cilat ne Evropianët jemi duke u përballur.  Ajo gjithashtu mbështet përpjekjet kombëtare për modernizimin e sistemeve arsimore, praktikës profesionale dhe sistemet e rinisë.

Erasmus+ bashkon në një ombrellë të vetme shtatë programet e mëparshme arsimore të BE-së në fushën e Arsimit, praktikës profesionale, dhe rinisë, si dhe për herë të parë do të ofrojë mbështetje për sportin.

Programi Erasmus+ është projektuar për të mbështetur përpjekjet e vendeve që janë ofruese të programit (Programme Countries), për të përdorur në mënyrë efikase potencialin e kapitalit njerëzor dhe social të Evropës, përgjat konfirmimit të parimit të të mësuarit  gjatë gjithë jetës duke ofruar mbështetje ndaj lidhjes së mësimit formal, joformal dhe informal gjatë gjithë shkollimit, trajnimit dhe aktiviteteve të të rinjëve.

Për më shumë informata rreth Programit Erasmus+ vizitoni:

https://eacea.ec.europa.eu/erasmus-plus_en