HERE Bio

EKSPERTËT PËR REFORMA NË ARSIMIN E LARTË

Qëllimi i Ekipit Kombëtar të Ekspertëve për reforma në Arsimin e Lartë është që të sigurojë një fushë të ekspertizës për të promovuar dhe modernizimin e arsimit të lartë. Ky grup i ekspertëve marrin pjesë në zhvillimin e politikave dhe reformave në vendet e tyre dhe kontribuojnë në trajnimin e akterëve lokalë. Aktivitetet e tyre përfshijnë, për shembull, në organizimin dhe pjesëmarrjen në seminare, shkruarjen e artikujve dhe raporteve, apo dhënien e këshillave për institucionet dhe politikë-bërësit.

Ekipi Kombëtar i Ekspertëve për reforma në Arsimin e Lartë (ERAL) në Kosovë ka 8 anëtarë. Qëllimi i këtij grupi është të ndihmojë qeverinë, universitetet dhe aktorë të tjerë kyç në Kosovë në procesin e implementimit të parimeve kryesore të procesit të Bolonjës dhe agjendën e Lisbonës, duke përfshirë edhe zhvillimin e politikave të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe nxitjen e progresit drejt objektivave të Lisbonës dhe Bolonjës.

Për më shumë informata rreth aktiviteteve të rrjetit të ERAL në nivel ndërkombëtar mund të klikoni këtu