MOBILITETI I INDIVIDËVE

Lëvizshmëria e studentëve dhe stafit administrativ

Lëvizshmëria e nxënësve dhe stafit: mundësitë për studentët, praktikantët, të rinjve dhe vullnetarëve, si dhe për profesorët, mësuesit, trajnerët, punëtorët e rinjë, stafit të institucioneve të arsimit dhe organizatave të shoqërisë civile për të ndërmarrë një të mësuar dhe / ose përvojë profesionale në një vend tjetër, si dhe promovimin e lëvizshmërisë së studentëve dhe stafit. Erasmus+ ndihmon institucionet e arsimit të lartë për të modernizuar dhe për tu ndjerë në hap me kohën.

Mobiliteti i stafit përfshin mësimin, trajnimin dhe mundësinë e institucioneve të arsimit të lartë për të ftuar staf nga kompanitë e ndryshme për të dhënë mësim. Mobiliteti i stafit kontribuon në zhvillimin personal dhe profesional të punonjësve. Ajo gjithashtu ndihmon modernizimin e arsimit të lartë përmes bashkëpunimit ndër institucional.

Duke qenë i përfshirë në mënyrë aktive në shkëmbimet e stafeve paraqet një mënyrë për institucionet e arsimit të lartë për të arritur cilësi akademike dhe për tu bërë të njohur. Ato mund të çojnë në bashkëpunime të reja me institucionet e arsimit të lartë jashtë vendit.

Erasmus + do të kontribuojë në këtë modernizim, jo vetëm nëpërmjet lëvizshmërisë së shtuar, por edhe duke i dhënë institucioneve të larta arsimore shansin për të arritur përtej Evropës dhe që të shkëmbejnë studentët dhe stafet e tyre me pjesën tjetër të botës.

 

Për më shumë informata vizitoni:

https://eacea.ec.europa.eu/erasmus-plus/actions/key-action-1-learning-mobility-individuals

Masterat e përbashkët

Institucionet e arsimit të lartë mund të marrin fonde për të drejtuar programe të shkëlqyera të Masterave të përbashkët, që kanë për qëllim tërheqjen e studentëve më të mirë nga e gjithë bota. Programet e nivelit të lartë kanë integruar programe studimore ndërkombëtare, të cilat janë ofruar nga partneriteti i institucioneve të arsimit të lartë që fitojnë bursa të plota për studentët më të mirë në programin master në mbarë botën.

Kurset nga Masterat e përbashkët nga programi Erasmus Mundus ofrohen nga një partneritet ndërkombëtar i institucioneve të arsimit të lartë, dhe me partnerë tjerë arsimorë dhe jo-arsimorë.

Të gjitha institucionet pjesëmarrëse të arsimit të lartë duhet të jenë institucione që ofrojnë programe Master.

Gradat e fituara nga një Master i përbashkët duhet të njihen plotësisht nga autoritetet kombëtare në vendet ku janë krijuar institucionet e arsimit të lartë.

Për më shumë informata rreth Masterit të Përbashkët:

https://eacea.ec.europa.eu/erasmus-plus/actions/key-action-1-learning-mobility-individuals/erasmus-mundus-joint-master-degrees_en

Për të aplikuar për të marrë pjesë në një program për Master të Përbashkët, ju lutem kontaktoni grupin bashkëpunues:

http://eacea.ec.europa.eu/erasmus-plus/jointmasterdegrees

Lloji:

Financimi për kurset e Doktoratures së Përbashkët ofrohet në kuadër të veprimeve të Marie Sklodowska-Curie përmes programit Kërkimor të Horizon 2020.

Për më shumë informata vizitoni:

http://ec.europa.eu/programmes/horizon2020/

 

Sigurimi i huave për studentë Master

Studentët e nivelit të arsimit të lartë mund të marrin kredi të mbështetura nga Programi për të shkuar jashtë vendit për një diplomë të plotë Masteri. Studentët duhet të drejohen tek bankat kombëtare apo tek agjencitë për kredi studentore.

Kredita për studentë është themeluar në bashkëpunim me grupin e Bankës Evropiane të Investimeve (BEI) dhe studentët mund të aplikojnë pavarësisht nëse vendi i tyre ofron skema të kredive studentore apo jo.

Bankat pjesëmarrëse ose agjencitë e kredive studentore do të përzgjidhen nga BEI dhe duhet të ofrojnë kredi studentore me norma të përballueshme, dhe të lejojnë deri në dy vjet pas diplomimit të studentëve para se të fillojnë pagesat. Ky shërbim siguron një garanci të pjesshme kundër mospagimit të huasë për bankat apo agjencitë e kredive studentore pjesëmarrëse në vendet ofruese të programit. Kjo garanci do të zvogëlojë rrezikun për institucionet financiare duke i drejtuar tek huamarrësit që ata normalisht nuk do ti konsiderojnë.

Emrat e pjesëmarrësve ofrues të kredive do të publikohen në web faqen zyrtare të Programit Erasmus+, sapo që ato të jenë të gatshme:

http://eacea.ec.europa.eu/erasmus-plus_en