Sesion Informues i programit Erasmus+ për studentët e Universitetit të Prishtinës

November 15, 2016

Të dashur studentë,

Me datën 16 Nëntor, zyra Erasmus+ në Kosovë në bashkëpunim me Zyrën për Marrëdhënje me Jashtë të Universitetit të Prishtinës do organizojnë një sesion informues për studentë.
Në këtë ditë informuese do paraqesim thirrjen e re për aplikime në kuadër të programit Erasmus+ dhe Erasmus Mundus Joint Masters.

Takimi do të mbahet në Universitetin e Prishtinës – Fakulteti  Edukimit (amfiteatri i madh) duke filluar nga ora 13:00.

Dita informative është e hapur për të gjithë studentët e Universitetit të Prishtinës që janë të interesuar për aplikim në këto programe, në nivel Bachelor, Master dhe PhD.

Për më shumë informata shihni agjendën

Ju mirëpresim,

Stafi i zyrës Erasmus+ në Kosovë