Mobiliteti i krediteve

Nëse një universitet vendas është zgjedhur si fitues në një projekt dypalësh në kornizën e Mobilitetit Ndërkombëtar të Krediteve, studentët e tij mund të përfitojnë nga mobiliteti afatshkurtër, nga 3 deri në 12 muaj për studentët Bachelor, Master dhe PhD.

Të gjithë aplikantët duhet të kontaktojnë zyrat e marrëdhënieve ndërkombëtare ose zyrat e projektit në institucionet e tyre për të mësuar nëse është duke u zbatuar ndonjë projekt Erasmus+. Ata duhet të marrin informata që kanë të bëjnë me kohën e fillimit të aplikimeve individuale, kriteret e përzgjedhjes, kornizën e aplikimit, etj.

Më shumë informata

Erasmus+ opportunities for staff and students