TEMPUS

Programi i Tempusit që tashmë prej muajit Janar të vitit 2014 gjeneron me emrin e ri ERASMUS+ në Kosovë  ndihmon  autoritetet kombëtare,  institucionet e arsimit të lartë  si dhe insititucionet tjera relevante në implemenitmin  e programit të Tempus-it (Erasmus+).

Zyra e Tempusit në Kosovë është themeluar  në vitin 2003, si rezultat i një marrëveshjeje midis Komisionit Evropian dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për ti mundësuar institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë për të aplikuar në programin Tempus.

Programi TEMPUS është një histori suksesi në Kosovë nga viti 2003, ai është një katalizator, instrument i veçantë për reformën e arsimit të lartë.
Arsimi i lartë luan rol thelbësorë në krijimin dhe përhapjen e njohurive, në përgatitjen e gjeneratave të ardhshme, ashtu që ata të bëhen qytetarë aktiv dhe aktorë aktiv ekomomiko-shoqëror.

Programi i Erasmus+ (TEMPUS) përmes projekteve të ndryshme ka kontribuar drejtpërdrejtë në zhvillimin e kurrikulave, bashkëpunimin me shoqërinë, menaxhimin e universitetit, trajnimin e mësimdhënësve, veçmas në fushën e sigurimit të cilësisë që është një ndër shtyllat kryesore në Bolonjë. Si dhe projektet për sigurimin e cilësisë, të cilat mbulojnë pothuaj tërë sektorin e Arsimit të Lartë-Publik si dhe sektorin Privat.

Përmes këtijë programi është arritur një sukses i madh pasi që ka ndihmuar duke forcuar lidhjen dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të larta arsimore, kërkimeve shkencore dhe praktikës, si dhe për të nxitur të mësuarit reciprok dhe çështjet e qëndrueshmërisë inovative dhe metodat përmes punëtorive të strukturuara për të mbështetur ndërtimin e kapaciteteve si dhe të menduarit sistematik dhe gjithëpërfshirës.

Programi ERASMUS+  ka për qëllim reformimin e arsimit të lartë dhe harmonizimin e tij me atë të Bashkimit Evropian. Ky program përmes projekteve kontribon në transmetimin e vlerave, njohurive, risisë, inovacionit dhe barazisë, vlera të cilat janë esenciale për zhvillimin e një shoqërie demokratike, moderne dhe qytetare.

Deri më tani në Kosovë kanë përfituar mbi 60 projekte. Në thirrjen e fundit për aplikime në Kosovë kanë përfituar gjithsej 11 projekte. Universitetet të cilat kanë perfituar nga projektet TEMPUS gjerë tani janë: Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Universiteti i Pejës “Haxhi Zeka”, Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”, Universiteti në Veri të Mitrovicës, dhe Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”. Partner përfitues të këtyre projekteve janë edhe Institucionet e Arsimit të lartë Privat në Kosovë-kolegjet.

Projektet kanë filluar nga 1 dhjetori 2013 dhe përfundojnë më 30 nëntor 2017.

Këto projekte të vlerësuara nga ekspertë të jashtëm kanë karakter inovativ dhe kanë për qëllim modernizimin e Arsimit të Lartë, harmonizimin e planprogrameve me Universitetet Evropiane, ngritjen e cilësisë në mësimdhënie si dhe bashkëpunimin e IAL me Universitetet Evropiane dhe me  Universitetet në regjion.