Thirrjet e hapura për aplikim për studentë

October 18, 2016

Mundësitë për studentë:

Programi Erasmus+ ofron mundësi të ndryshme për të gjithë studentët e interesuar për shkëmbime dhe për studime të plota në kuadër të programit. Ata mund të përfitojnë bursë për shkëmbime 1-2 semestrale (International Credit Mobility) për nivelet BA, MA, dhe PhD, si dhe për studime të plota (Erasmus Mundus Joint Master Degrees) për nivelet MA dhe PhD.

Më poshtë mund të gjeni përshkrimin e të dyja llojeve të mobilitetit:

VEPRIMI 1 – MOBILITETI AFATSHKURTËR (Mobiliteti i kredive)

Në qoftë se një Universitet vendor është përzgjedhur si fitues në një projekt dypalësh në kuadër të Mobiliteteve afatshkurtëra, atëhere studentët, stafi akademik dhe administrativ i Universitetit vendor mund të përfitojnë mobilitetit afat të shkurtër, për studentë nga 3 deri në 12 muaj për nivelet Bachelor, Master dhe PhD, dhe nga 5 ditë deri në 2 muaj për mësimdhënës dhe staf administrativ. Kërkesat e gjuhës janë të specifikuara në marrëveshjen ndër-institucional në mes të dy universiteteve.

Si të aplikoni për mundësi të tilla?

Të gjithë aplikantët e interesuar duhet të kontaktojnë zyrat për marrëdhënje ndërkombëtare apo zyrat e projekteve në institucionet ku ata vijojnë studimet e tyre për të mësuar në qoftë se Universiteti i tyre ka ndonjë projekt bashkëpunimi që është duke u zbatuar. Ata duhet të marrin informacionet në lidhje me kohën e aplikimeve, kriteret e përzgjedhjes, afatit të aplikimit, etj.

ERASMUS MUNDUS MASTER-at E PËRBASHKËT (Mobiliteti i gradave)  

Në linkun e mëposhtëm ju mund të gjeni listën e plotë të Universiteteve që janë partnerë në Erasmus Mundus Joint Master (EMJMDs) që do të ofrojnë bursa të financuara nga BE-për kurset që zhvillohen në vitin akademik 2017-2018: https://eacea.ec.europa.eu/…/libr… / bursat-catalogue_en