ERAL-ët e Kosovës

Qëllimi i Ekipit i Ekspertëve të Reformës së Arsimit të Lartë në Kosovë është të sigurojë ekspertizë për të promovuar dhe forcuar modernizimin e arsimit të lartë. Ata marrin pjesë në zhvillimin e politikave dhe reformave në vendet e tyre dhe kontribuojnë në aftësimin e palëve lokale të interesit. Aktivitetet e tyre konsistojnë, për shembull, në organizimin dhe pjesëmarrjen në seminare, shkrimin e artikujve dhe raporteve, ose ofrimin e këshillave për institucionet individuale dhe hartuesit e politikave.

Ekipi i Ekspertëve të Reformës së Arsimit të Lartë në Kosovë (ERAL) ka 8 anëtarë. Qëllimi i këtij grupi është të ndihmojë qeverinë, universitetet dhe palët e tjera kyçe në Kosovë në procesin e zbatimit të parimeve kryesore të procesit të Bolonjës dhe agjendës së Lisbonës, duke përfshirë zhvillimin e politikës së të nxënit gjatë gjithë jetës dhe promovimin e përparimit drejt objektivave të Lisbonës dhe Bolonjës.

Më shumë informata rreth ERAL-ve mund të gjeni këtu.

Erasmus+ opportunities for staff and students