Seminari i Ekspertëve për reformat  në Arsimin e Lartë “GRADAT E PËRBASHKËTA DHE NJOHJA AKADEMIKE”, i cili është mbajtur me datën 25 shkurt 2014, u organizua nga zyra Erasmus+ në Kosovë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, shkencës dhe Tekonologjisë.

Qëllimi i këtijë seminari ishte roli dhe ndikimi i Gradave të Përbashkëta në cilësinë e përgjithshme të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Kosovë, rregullat ligjore për Programet e Përbashkëta dhe përvojat evropiane në ofrimin e Gradave të Përbashkëta të cilat kanë një ndikim në zhvillimin ekonomik dhe rritjen ekonomike të vendit. Në këtë seminar Ekspertët e Reformës së Arsimit të Lartë kanë prezentuar praktikat më të mira në Gradat dhe Programet e Përbashkëta, të cilat mbështesin zhvillimin lokal dhe modernizimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Kosovë.