Vendet e programit/vendet partnere

Agjencitë Kombëtare

Programi Erasmus+ menaxhohet nga Agjencitë Kombëtare për 28 vende të Bashkimit Evropian, plus Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia, IRJM dhe Turqia, të cilat ndryshe quhen vendet e programit. Kontaktet e Agjencive Kombëtare mund t’i gjeni si më poshtë:

 

Zyra Kombëtare të Erasmus+

Zyrat Kombëtare të Erasmus+ (ZKE) ndihmojnë Komisionin Evropian dhe autoritetet lokale në zbatimin e Erasmus+ në disa vende partnere.

Këto vende janë në Ballkanin Perëndimor, Mesdheun Lindor dhe Jugor dhe Azinë Qendrore. Edhe Rusia ka një Zyrë Kombëtare.

Sigurimi i informatave mbi Erasmus+, monitorimi dhe vlerësimi i projekteve të financuara, ndihma për aplikantët dhe pjesëmarrësit, mbështetja e dialogut të politikave dhe mbajtja e kontakteve me autoritetet lokale dhe Delegacionet e BE-së, janë ndër përgjegjësitë e ZKE-ve.

Lista e Zyrave Kombëtare të Erasmus+ është e disponueshme në ueb faqen e Agjencisë Ekzekutive të Arsimit, Audiovizuale dhe të Kulturës.

Erasmus+ opportunities for staff and students