Zyra e BE-së në Kosovë

Zyra e BE-së në Kosovë

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë është pjesë e rrjetit me më shumë se 130 Delegacione të BE-së që ekzistojnë në vende dhe organizata ndërkombëtare, dhe roli i tyre lidhet kryesisht me:

  • prezantimin, shpjegimin dhe zbatimin e politikës së BE-së;
  • analizat dhe raportimin mbi politikat dhe zhvillimet në vendet/institucionet në të cilat ata janë akredituar;
  • Zyra e BE-së luan një rol kyç edhe në zbatimin e ndihmës financiare substanciale të BE-së për Kosovën.

PPBE-ja i ofron këshilla dhe mbështetje Qeverisë së Kosovës në procesin politik; siguron koordinim të përgjithshëm për prezencat e BE-së në Kosovë; dhe kontribuon në zhvillimin dhe konsolidimin e respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore në Kosovë.

Zyra funksionon nën autoritetin e Përfaqësuesit të Lartë të Unionit për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë.

Për më shumë informata, ju lutemi na kontaktoni përmes këtij formulari.

 

Erasmus+ opportunities for staff and students